Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

940 qendra votimi në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e zgjedhjeve, 180 milionë lekë. Berisha të sjellë dokument nga Gjykata

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 12:20 | Politikë
940 qendra votimi në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e zgjedhjeve, 180

Janë 940 qendra votimi në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e 6 marsit dhe kostoja e tyre shkon në 180 milionë lekë. Këtë vlerësim bëri Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat duke dhënë informacion për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme pas dekretimit të datës nga Presidenti Meta.

“Janë 101 qendra votimi në të cilat do votohet në dibër më 6 mars. Në Shkodër janë 4 KZAZ që do të administrojnë procesin zgjedhor, janë 250 qendra votimi. Në Vorë është një KZAZ dhe 44 qendra votimi në të cilat do të votohet. Në bashkinë Rrogozhinë janë 53 qendra votimi, në Lushnjë janë dy KZAZ, 157 qendra votimi. Në Durrës 4 KZAZ dhe 335 qendra votimi. Në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi. Po punojmë për identifikimin elektronik të zgjedhjeve. Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 milionë lekë kosto e zgjedhjeve. Në një konsultim me partitë do të vendosim për aplikimin elektronik në bashkinë e Vorës. Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar. Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja Civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive", tha Celibashi.

Celibashi tha se nëse Sali Berisha kërkon që të propozojë emra që do të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike, duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga Gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike.

“Partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese të partisë politike, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, ju do të merrni dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Deri në momentin që flasim, nuk kemi asnjë komunikim me asnjë parti, por sikur e thashë, natyrshëm mund të them diçka, por duhet ta kem sjelljen korrekte, institucionale, dhe vetëm për këtë shkak nuk kam droje për të dhënë opinionet e mia. Kur të paraqiten kërkesat për regjistrimin e partive, do të jetë përgjigjja e pyetjes suaj, që në një lloj mënyre ajo mund të jetë e ditur edhe tani, si për ju edhe për mua”, u shpreh ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani