Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Barcelona dështon sërish, te Reali rishfaqen Isco dhe Hazard

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 08:59 | Futboll
Barcelona dështon sërish, te Reali rishfaqen Isco dhe Hazard

Pas eliminimit nga Champions League, dështimit në Superkupën e Spanjës dhe rrëshqitjes në “La Liga”, Barcelona largohet edhe nga Kupa e Mbretit.

Mbrëmjen e së enjtes, katalanasit janë eliminuar nga ky kompeticion që në fazën e 1/8-ve. Skuadra e Xavi Hernandez u mposht 3-2 në kohën shtesë nga Athletic Bilbao, pasi 90 minutat nuk përcaktuan dot një fitues.

Ndeshja nisi mirë për Bilbaon, që pas dy minutash kaloi në avanatazh me Muniain, mirëpo dhe kundërpërgjigjja e miqve erdhi shpejt me Ferran Torres, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Barçës. Spanjolli rindezi shpresat e teknikut Xavi Hernandez se skuadra mund të kualifikohej, mirëpo dhe pjesa e dytë ishte një fotokopje e së parës. Vendasit kaluan sërish në avanatazh me Inigo Martinez, ndërsa Pedri vendosi baraspeshën në limite.

Në kohën shtesë, Bilbao ishte më i saktë dhe sërish ishte Muniain që realizoi dhe eliminoi përfundimisht Barcelonën nga një tjetër kompeticion dhe objetiv sezonal.

Më herët, spektakël kishte dhe në ndeshjen Elche-Real Madrid, ku madrilenët u kualifikuan më tej vetëm në shtesë. Për 90 minuta, portat nuk u prekën, ndërsa në minutën e 102-të, gjërat për Realin u vështirësuan dhe më shumë kur Marcelo u ndëshkua me karton të kuq, e 60 sekonda më pas Elche kaloi në avantazh me Verdu.

Një gol që tronditi skuadrën e Ancelotti, por që për asnjë moment nuk e panë veten të dorëzuar. Isco barazoi dhe në fund Hazard siguroi kualifikimin më tej.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani