Deklarimi i pagave, bizneset reaguan pas ultimatumit të Tatimeve

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 15:00
pagat 1280x720

Deklarimi i pagave, bizneset reaguan pas ultimatumit të Tatimeve

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 15:00

Fushata e re kundër informalitetit në fushën e pagave i ka vënë në lëvizje bizneset, që kanë reaguar pas ultimatumit të bërë nga Ministria e Financave.

Për kontabilistin Agim Binaj, i cili është pranë bizneseve, shumë kompani kanë rregulluar nivelet e pagave për nëpunësit e tyre. Por, Binaj shprehet kundër aksioneve dhe thekson se diçka e tillë mund të ishte bërë prej kohësh.

Sipas ekspertit, nëndeklarimi i pagave dhe pagat e ulëta në tërësi, i shtyjnë gjithmonë e më shumë punonjësit e kualifikuar drejt braktisjes së vendit të punës. 

Deklarimi real i pagave nuk është një shpenzim shqetësues për kompanitë e mëdha dhe më stabilet madje do t’i ndihmonte ato të rrisnin vlerën tyre në treg. Sipas Binajt, për të rritur standardin e jetesës në një vend si Shqipëria, ku minimumi jetik është 5 dollarë në ditë, bëhet domosdoshmëri rritja e pagave, të cilat janë edhe burimi kryesor i të ardhurave për qytetarët shqiptarë.