Dëshmi nga kampet naziste, fatet e shqiptarëve që i mbijetuan Mauthausenit

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 17:43
KR EKSPO SHPITARET NE KAMP frame 524 1280x720

Dëshmi nga kampet naziste, fatet e shqiptarëve që i mbijetuan Mauthausenit

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 17:43

Në kampet naziste nëpër botë nuk kanë qenë të paktë edhe shqiptarët që vuanin torturat deri në vdekje.

Megjithatë, 8 prej atyre që kanë lënë dëshmi, letra, ditarë e shumë objekte nga ajo kohë janë regjistruar nga Admirina Peci si një formë për të kujtuar të shkuarën, për të mos bërë gabimet e një kohe totalitare.

Si frymëzim i këtyre dëshmive, Muzeu Historik Kombëtar ka vendosur të ekspozojë objekte dhe artefakte të mbledhura nga këto histori mbijetese.

Ekspozita vjen nën kurimin e artistit Elton Koritari që kujdeset t’i përcjellë këto histori me misionin e kujtesës.

Ekspozita nis rrugëtimin nga pasditja e së premtes, për të pritur në sallën kryesore të muzeut vizitorë të shumtë të kësaj histori për të cilën nuk është folur gjatë.