“Dita jonë” përkujton 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 09:52
MB RRUGOVA frame 0 1280x720

“Dita jonë” përkujton 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 09:52

“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”. Me këtë thënie të Ibrahim Rugovës, “Dita jonë” përkujton presidentin e parë të Republikës së Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike, pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet. Është Presidenti i parë i Republikës së Kosovës.

Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006. Varrimi i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.