I ftohti që do të godasë vendin, Balluku: Kujdes me automjetet në rrugë, kurseni energjinë

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 19:24
SINK BALLUKU frame 0 1280x720

I ftohti që do të godasë vendin, Balluku: Kujdes me automjetet në rrugë, kurseni energjinë

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 19:24

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kërkuar prej qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në 5 ditët në vijim, ku pritet një ulje e madhe e temperaturave.

Ajo iu bëri apel drejtuesve të automjeteve që të kenë me vete pajiset e duhura, ndërsa kërkoi nga qytetarët që në këto ditë të kursejnë energjinë elektrike.

“U bëj thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve se është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm të ecni ngadalë, të keni zinxhirë. Garantojmë të gjitha rrugët e hapura dhe ato dytësore. Do të punojmë ditë e natë që të jenë të hapura. Mund të kemi dhe avari, por do të jemi në gatishmëri që rrjeti energjetik të kthehet në çdo banesë. Për shkak të konsumit të madh do të kërkoja të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë”, tha Balluku.