Kandidatët e PD për bashkinë e Durrësit: Luan Hoti nga kampi i Bashës, Muka për Berishën

Publikuar më: 21/1/2022, ora 11:55
PD selia 4 1024x576

Kandidatët e PD për bashkinë e Durrësit: Luan Hoti nga kampi i Bashës, Muka për Berishën

Publikuar më: 21/1/2022, ora 11:55

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, beteja në kampin blu mbetet mes kandidatëve mbështetës të Berishës dhe atyre të Bashës.

Për A2 CNN, kryetari i komanduar i degës së PD-së së Durrësit, Luan Hoti, ka konfirmuar se do të jetë një nga emrat që do kandidojë nën siglën e PD-së, mbështetëse të Bashës për drejtimin e bashkisë së Durrësit.

Ndërkohë që Ardi Muka ka konfirmuar se do të jetë po në siglën e PD-së që mbështetet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga dega e PD-së në Durrës do të ketë disa propozime që do t’i dërgohen kryesisë së PD-së, aty ku do të vendoset edhe emri përfundimtar.