Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur, 13 persona në gjendje të rëndë

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 18:39
koronavirusi varianti delta covid19 ne shqiperi 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur, 13 persona në gjendje të rëndë

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 18:39

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 9485 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2670 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2152 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.