Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Normat e interesit, Banka Qendrore vendos kufizimin: Jo më shumë se 171,4%

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 14:36 | Ekonomi
Normat e interesit, Banka Qendrore vendos kufizimin: Jo më shumë se

Kreditë konsumatore që jepen nga institucionet financiare do të kenë një tavan për interesat që jepen.

Banka e Shqipërisë ka vendosur që të gjithë qytetarët që do të marrin hua deri në 200 mijë lekë, do të kenë një interes që do të jetë maksimumi 171,41 për qind, ndërsa për shumat nga 200 mijë e deri në 2 milionë lekë, 38,79%. Kjo ndërhyrje e Bankës Qendrore bëhet për të mbrojtur konsumatorët. 

Ekspertët e vlerësojnë nismën e Bankës Qendrore si të vonuar, por të mirëpritur. Ata shtojnë se iniciativa nuk duhet të ndalet vetëm me publikimin e normave të interesit.

Vitin e shkuar, Shqipëria iu bashkua grupit të vendeve që aplikojnë një normë maksimale interesi për kreditë konsumatore. Arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat abuzive të interesit.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, normat e interesit para hyrjes në fuqi të rregullores së re arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë