Probleme me shëndetin, ish-ministri Koka transferohet në spitalin e burgut

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 16:36
Lefter Koka nga politika ne prangat e SPAK 1280x720

Probleme me shëndetin, ish-ministri Koka transferohet në spitalin e burgut

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 16:36

I arrestuar prej më shumë se nje muaji, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shfaqur probleme shëndetësore dhe mësohet se është transferuar në spitalin e burgjeve.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”, të konsumuara gjatë lidhjes së kontratës koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.