Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pyetja për ndarjen nga RMV, Komisioni Europian reagon për A2 CNN mbi pyetjen e ''Këshillimit Kombëtar''

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 17:00 | Politikë
Pyetja për ndarjen nga RMV, Komisioni Europian reagon për A2 CNN mbi

“Shqipëria duhet të presë apo kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për të vijuar rrugëtimin drejt Bashkimit Europian” është njëra nga 12 pikat e pyetësorit të qeverisë drejtuar qytetarëve, pagëzuar si “Këshillimi Kombëtar”.

Në dokument sqarohet se Bullgaria ka vendosur një veto bllokuese ndaj Maqedonisë së Veriut, vendim i cili penalizon edhe Shqipërinë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Duke ju përgjigjur interesimit të A2 lidhur me çështjen e integrimit mbi gjasat që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në rrugën drejt integrimit, Komisioni Europian tha:

“Çështjet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare dhe nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit. Ne vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull”

Në përgjigje zyra e shtypit të Komisionit thekson, gjithashtu se të dy shtetet i kanë përmbushur kushtet për negociatat.

“Së bashku, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për zhvillimin e negociatave. Komisioni do të mbetet në kontakt me të gjitha palët përkatëse dhe do të punojë me Presidencën për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për fillimin zyrtarisht të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”

Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të problemeve nga e kaluara, por së fundmi qeveritë e reja në Shkup dhe Sofje shpresojnë se mund të arrihet një marrëveshje. Kryeministrat e dy vendeve së fundmi patën edhe një takim i cili u  mbyll me optimizëm për heqjen e bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së veriut. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani