Si do regjistrohen kandidatët e Berishës në zgjedhjet e pjesshme? Ivi Kaso jep detaje në A2 CNN

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 22:05
INTERVISTA PJESA E DYTE IVI KASO MERITA 0001 frame 3823 1280x720

Si do regjistrohen kandidatët e Berishës në zgjedhjet e pjesshme? Ivi Kaso jep detaje në A2 CNN

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 22:05

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso foli në Intervistën me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN dhe për debatin se si do të regjistrohen kandidatët në zgjedhjet e pjesshme të 6 prillit dhe çfarë vule apo sigle do të kenë ata, kjo për shkak të të përplasjeve mes dy grupimeve në Partinë Demokratike.

Kaso shpjegoi se në radhë të parë Komisioni i Rithemelimit është duke punuar për një koalicion të gjerë opozitar kundër qeverisë së Edi Ramës dhe nëse ai realizohet do të përcaktohen dhe teknikalitetet për mënyrën e regjistrimit të kandidatëve.

“Nga Komisioni i Rithemelimit kanë nisur përpjekjet për riaktivizuar marrëdhëniet me aleatët për të pasur negociata dhe për të konkluduar në një marrëveshje politike. Fronti i madh opozitar do të ketë në ballë Partinë Demokratike, por dhe forcat e tjera që janë opozitare me këtë qeveri. Nëse konkludohet do të formalizohet si një koalicion siç ka ndodhur dhe në zgjedhjet e tjera. Të zgjidhet marrëveshja e koalicioni dhe më pas do jenë pjesëtarët që do vendosin për mënyrën proceduriale dhe juridike për të regjistruar kandidatët. Kandidatët do të zgjidhen me primare, por në mënyrë të sigurt do të regjistrohen në garë”, u shpreh anëtari i Komisionit të Rithemelimit.

Ivi Kaso, gjithashtu shtoi se kur Komisioni i Rithemelimit të dorëzojë dokumentet në KQZ për regjistrim ato do të jenë në përputhje me të gjitha dispozitave zgjedhore.

“PD me vullnet të organit më të lartë ka zgjedhur siglën dhe vulën e saj të re. Në gjykatë nuk ka regjistrime për shumë aspekte të tjera dhe për atë PD-në e mbyllur në seli. Ne nuk besojmë se KQZ ka tagrin të bëjë arbitrin për konfliktin dhe rivalitetet e brendshme të një partie. Në momentin kur të prezantojmë dokumentacionin do të jetë në përputhje me standardet e kodit dhe praktikës zgjedhore. Ne kemi eksperiencën dhe gjithçka do të ndodhë sipas dispozitave zgjedhore”, tha Kaso.