Zgjedhjet e pjesshme lokale, Kaso: Nuk i prisnim, por kemi marrë të gjitha masat e nevojshme

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 21:55
ivi kaso  1280x720

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Kaso: Nuk i prisnim, por kemi marrë të gjitha masat e nevojshme

Përditësuar më: 21/1/2022, ora 21:55

Ivi Kaso, nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, në “Intervistë me Merita Haklaj” u shpreh se dekretimi i 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i papritur, por megjithatë ai thekson se janë marrë të gjitha masat e nevojshme organizative.

“Nuk mund të them se e prisnim dekretimin e datës, duke iu referuar deklaratave të presidentit lidhur me vendimmarrjen e Kushtetueses, me moszgjidhjen e çështjes nga gjykata. Presidenti ka mbajtur qëndrime të qarta, të cilat më pas i ka reflektuar ndoshta në mënyrë të papritur për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Në këtë këndvështrim, aksioni politik i asnjë partie politike, aq më pak i Komisionit të Rithemelimit si organi që ka përgjegjësinë të drejtojë PD-në deri në Kuvendin e shpallur të 22 marsit nuk ishte ndërtuar mbi bazën e pritshmërive që do të kishte zgjedhje të pjesshme lokale. Ne kemi thënë në çdo kohë që PD me riformatimin e ri, krahas procesit të brendshëm do të bëhej gati për t’u përballur me të gjitha sfidat e politikbërjes. Megjithatë, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e brendshme të PD”, u shpreh Kaso.