Gjesti mbresëlënës në Holandë, “garda e nderit” për lojtarin që po lufton me tumorin

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 13:38
KUPA E HOLANDES DEVIN PLANK 1280x720

Gjesti mbresëlënës në Holandë, “garda e nderit” për lojtarin që po lufton me tumorin

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 13:38

Ajax-i fitoi 9-0 përballë Excelsior-it në Kupën e Holandës. Por, më tepër se ndeshja dhe rezultati, vëmendje në këtë ndeshje tërhoqi episodi i minutës së fundit të lojës.

Miqtë aktivizuan 20-vjeçarin Devin Plank, i cili prej disa kohësh ka nisur seancat e kimioterapisë, pasi po lufton me tumorin e kërcirit të këmbës.

Përpara aktivizimit të tij, lojtarët e dy skuadrave krijuan gardën e nderit, duke u rreshtuar në fushë dhe e pritën me duartrokitje. Një gjest i jashtëzakonshëm që konfirmon se futbolli nuk është thjesht një lojë.