Lajme të këqija nga Brazili, përkeqësohet sërish shëndeti i legjendës Pelé

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 17:14
MB PELE SERISH NE SPITAL frame 0 1280x720

Lajme të këqija nga Brazili, përkeqësohet sërish shëndeti i legjendës Pelé

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 17:14

Lajme të këqija nga Brazili. Sipas ESPN, tumori me të cilin po lufton Pelé është përhapur. Për këtë arsye, legjenda e futbollit i është nënshtruar cikleve të reja të kimeoterapisë.

“O’Rei” qëndroi për 48 orë i shtruar në një spital të Sao Paolos, për t’u rikthyer sërish në shtëpi.

Përfaqësuesit e Pelé evitojnë daljet publike dhe deklaratat në media rreth kësaj çështje, duke njoftuar vetëm se “situata klinike është e qëndrueshme”.