Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Lokalet e 6 marsit, Zhupa: Jemi gati për zgjedhje, nuk trembemi nga Trekëndëshi i Bermudës

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 16:31 | Politikë
Lokalet e 6 marsit, Zhupa: Jemi gati për zgjedhje, nuk trembemi nga

Deputetja e PD, Ina Zhupa theksoi se PD është gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. 

Zhupa theksoi se PD nuk trembet nga asnjë prej brinjëve të atij që e cilësoi si Trekëndësh të Bermudës dhe shprehu bindjen se forca politike që ajo përfaqëson do ia dalë të fitojë në të 6 bashkitë.

“Ne jemi gati për sa i përket kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Për sa i përket asaj se a trembemi ne apo kemi frikë për të qenë përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, jo absolutisht. PD do të ketë kandidatët më të mirë duke i kërkuar mbështetje të gjithë demokratëve që besojnë tek PD, të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të gjithë atyre që nuk e mendojnë veten të lidhur me të shkuarën politike, por e mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri do të jetë më e mirë dhe duhet të ketë një shans për të qeverisur edhe këto 6 bashki të vendit.

Ne nuk shqetësohemi sepse përballë në Durrës është një “non grata apo 2 “non grata”, apo në Shkodër është një “non grata” apo dy, apo tre “non grata”. Ne nuk shqetësohemi nëse janë tre kandidatë përballë të “Trekëndëshit të Bermudës”, apo janë një kandidat për dy katete, apo dy kandidatë për hipotenuzën nëse i referohemi Teoremës së Pitagorës, apo është një kandidat i përbashkët. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që demokratët të përfaqësohen nga kandidatët më të shkëlqyer, më të mirë, më përfaqësues të zonave të tyre, nga njerëz që nuk kanë rekorde kriminale, nga njerëz që nuk janë të lidhur me afera, nga njerëz të cilët janë të pastër, me integritet dhe me moral për t’i kërkuar votën qytetarëve të këtyre bashkive. Me këtë kartë e kemi të garantuar fitoren në këto bashki”, tha Zhupa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë