Panik në qytetin italian, hajduti plagos me armë dy oficerë policie

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 21:38

Panik në qytetin italian, hajduti plagos me armë dy oficerë policie

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 21:38

Dy agjentë policie në Taranto u plagosën me armë zjarri nga një person që ishin duke ndjekur pasi kishte vjedhur çelësat e një makinë në një koncesionar.

Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe shkaktoi panik të madh në qytetin italian.

Autori i këtij krimi më pas u largua më këmbë, por u arrestua disa metra më pas nga kolegët e policëve të plagosur.

Nga të shtënat me armë u rrezikuan dhe kalimtarët e rastit, pasi plumbat u shpërndanë gjithandej dhe dëmtuan dhe disa mjete të parkuara.