Qëlloi me armë ndaj lokalit në Shkodër, pranga autorit, zbardhet ngjarja

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 19:37
shkodra policia 1024x576

Qëlloi me armë ndaj lokalit në Shkodër, pranga autorit, zbardhet ngjarja

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 19:37

Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të të shtënave me armë ndaj një lokali mbrëmjen e së premtes në lagjen “Skënderbeg” të qytetit.

Pas hetimeve, Forca e Posaçme Operacionale arrestoi 31 vjeçarin K.K. për të shtënat me armë, të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan të lënduar në lokal.

Mësohet se K.K. kishte konsumuar alkool në këtë lokal dhe është larguar, për t’u kthyer disa minuta më vonë me armë, duke vënë në rrezik jetën e klientëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.