Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Southampton i Brojës ndal City, shqiptarit i anulohet një supergol

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 20:32 | Futboll
Southampton i Brojës ndal City, shqiptarit i anulohet një supergol

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes ekipit të Southampton dhe Manchester City, e vlefshme për javën e 23-të të Premier League.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7 të takimit me anë të Peters. Pak minuta më vonë, lojtari i Kombëtares Shqiptare dyfishoi rezultatin, por për fat të keq ishte në pozicion jashtë loje milimetrik dhe për këtë arsye goli nuk ishte i vlefshëm.

Në pjesën e dytë, Manchester City u hodh në sulm dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 65 me anë të Laporte. Pjesa e mbetur e lojës shënoi raste të shumta, por rrjetat mbetët të paprekura deri në fund.

Duhet thënë se Armando Broja luajti për 90 minuta në këtë takim kaq të vështirë dhe performanca e tij ndaj liderëve të kampionatit anglez ishte mbresëlënëse.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1484948239602356233

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu