Të pastrehë nga tërmeti, 180 familje presin prej 26 muajsh rindërtimin e banesave

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 14:10
banoret proteste ne durres  1280x720

Të pastrehë nga tërmeti, 180 familje presin prej 26 muajsh rindërtimin e banesave

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 14:10

Kjo fundjavë e gjeti lagjen 17 të Durrës në protestë. Banorët e kompleksit Jedas, një nga më të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit 2019, vijojnë të presin përfundimin e punimeve, që sipas tyre po zvarriten.

“Jemi në janar dhe nuk kemi ende asnjë informacion se kur do të përfundojnë këto punime”, shprehet një nga banoret.

Prej 26 muajsh, 180 familjet e këtij kompleksi presin rikthimin në banesat e tyre. Ata akuzojnë bashkinë se nuk u ka dhënë të paratë që përfitojnë nga bonusi i qirasë. 

“Vitin që shkoi kemi 3 muaj pa paguar. Unë dhe bashkëshorti jemi pensionistë, fëmijët i kemi studentë. Qiraxhinjtë po na kërkojnë që të largohemi nga shtëpitë”, shprehet një pensioniste.

Sipas dokumenteve shkresore, rindërtimi i këtyre pallateve duhet të kishte përfunduar një muaj më parë, por pamjet tregojnë se ka ende shumë punë para.