Dy turistë kanadezë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë pas një mosmarrëveshjeje disa personave në një resort pranë Kankunit në Meksikë.
Ngjarja u shënuar mbrëmjen e së premtes në hotelin Xcaret Mexico në qytetin turistik të Playa del Carmen, rreth 70 km në jug të Kankunit.
Fotografia autorit të dyshuar të ngjarjes u postuan në internet nga shefi i policisë rajonale Lucio Hernández Gutiérrez dhe një kërkim intensiv ka nisur për të.
Shefi i policisë tha se të shtënat ndodhën pas një grindje mes mysafirëve të hotelit, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.