Zjarret në pyje e kullota, sipërfaqja e djegur është 6 herë më e lartë se ajo e raportuar

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 17:10
PYJET ZJARRET frame 0 1280x720

Zjarret në pyje e kullota, sipërfaqja e djegur është 6 herë më e lartë se ajo e raportuar

Përditësuar më: 22/1/2022, ora 17:10

Sipërfaqja e pyjeve dhe kullotave e djegur në dekadën e fundit në vend është mbi 6 herë më e lartë nga ajo çka institucionet kanë raportuar.

Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret e Pyjeve në 10-vjeçarin e fundi në vend janë djegur si pasojë e zjarreve gati 170 mijë hektarë me pyje dhe kullota duke kulmuar në vitet 2012, 2017 dhe 2021.

Instituti i Statistikave ka raportuar ndërkohë se për të njëjtën periudhë kohore, sipërfaqja e djegur në pyje dhe kullota është pak më shumë se 26 mijë hektarë, me kulminacione në vitet 2012, 2017 dhe 2021.

Marrë në raport të dhënave të dy institucioneve, rezulton se sipërfaqja e djegur sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret e Pyjeve është 600 për qind më e lartë.

Gjatë vitit të shkuar, referuar të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret e Pyjeve Shqipëria humbi sasinë më të madhe të pyjeve dhe kullotave në raport me totalin se vendet e tjera të rajonit.