Basha apel demokratëve: Reflektoni për hijet që na kanë ndarë. Ndryshimi nga vetja, përcaktues për fatet e vendit

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 11:59
basha 1 1280x720

Basha apel demokratëve: Reflektoni për hijet që na kanë ndarë. Ndryshimi nga vetja, përcaktues për fatet e vendit

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 11:59

Kreu demokrat Lulzim Basha i është rikthyer sërish sot takimit të zhvilluar një ditë më parë në Durrës. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ai u bën thirrje demokratëve që të reflektojnë për hijet e së shkuarës që i kanë ndarë nga një pjesë e shoqërisë shqiptare. Sipas tij si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë edhe Shqipëria nesër.

“Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, shprehet Basha krahas videos.