Biznesi i vogël kërkon anulimin, jo shtyrjen e fiskalizimit

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:29
FISKALIZIMI frame 1325 1280x720

Biznesi i vogël kërkon anulimin, jo shtyrjen e fiskalizimit

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:29

Biznesi i vogël nuk ndihet ende gati për t’u fiskalizuar. Kryetari i Shoqatës për biznesin e mesëm dhe të vogël, Albert Nasto rendit kostot e larta të këtij procesi, por edhe vështirësitë e vetë subjekteve për tu përshtatur, si pengesat kryesore të fiskalizimit. Ai kërkon anulimin e ligjit.

Pavarësisht shtyrjes për herë të dytë të gjobave për fiskalizimin, deri në qershor të këtij viti, Kryetari i shoqatës së bizneseve të vogla e konsideron procesin të vështirë në çdo hallkë, në një kohë që subjektet janë përshtatur tashmë me mënyrën e deklarimit që zbatohet aktualisht me kasë fiskale.

Sipas tij, institucionet duhet të gjejnë një formë tjetër për të luftuar informalitetin, teksa paralajmëron se shtimi i kostove të fiskalizimit mund të çojë në mbylljen e shumë bizneseve të vogla në treg.