Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Celibashi njohu Bashën, Komisioni i Rithemelimit të PD: Akt antikushtetues, urdhëruar nga Rama

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 12:52 | Politikë
Celibashi njohu Bashën, Komisioni i Rithemelimit të PD: Akt

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar në lidhje me refuzimin e përfaqësuesit të tyre në KQZ. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit akuzon kryeministrin Edi Rama se është kundër pluralizmit politik dhe është një me Lulzim Bashën. Sipas këtij komisioni, Celibashi një ditë më parë shkeli rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik”.

https://a2news.com/2022/01/22/zgjedhjet-e-pjesshme-lokale-beteja-per-pd-transferohet-ne-kqz-celibashi-largon-foltoren/

Komisioni i Rithemelimit ka paralajmëruar Ramën se e pret fundi i një diktatori të urryer të kombit, së bashku me Bashën.

“Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani