Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dëshironi të flini në Buckingham Palace? Ja sa kushton

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 09:08 | Lifestyle

Nga Pallati Buckingham në shtëpinë e William dhe Kate, një studim ka llogaritur se sa do të kushtonin rezidencat mbretërore më të bukura nëse do të përfundonin me qira në Airbnb.

Rezidencat mbretërore të familjes mbretërore angleze, si Pallati Buckingham dhe Kështjella Windsor, janë disa nga pronat më të bukura në botë, por edhe nga pallatet më të shtrenjtë.

A mund ta imagjinoni ndonjëherë se sa mund të kushtojë të kaloni një natë në një dhomë luksoze në Pallatin Buckingham, duke fjetur në një shtrat mbretëror, me një pamje spektakolare të Hyde Park?

Kompania GFC analizoi vlerën e përgjithshme të çdo prone të kurorës angleze për të zbuluar se sa mund të kushtojë secila rezidencë mbretërore, nëse do të përfundojë ndonjëherë në tregun e qirave të Airbnb.

Sa kushton të marrësh me qira një dhomë në Buckingham Palace?

Buckingham Palace mund të dalë në tregun e qirave për 500 mijë paund, rreth 600 mijë euro në natë.

Zemra arkitekturore e monarkisë dhe rezidencës qendrore të Mbretëreshës në Londër, Pallati Buckingham krenohet me një pafundësi dhomash gjumi, salla vallëzimi, biblioteka dhe dhoma arti.

Pallati i pasur, i cili ka gjithsej 775 dhoma, shtrihet në 77,000 metra katrorë dhe vlerësohet në 1.3 miliardë paund.

Nëse mbretëresha Elizabeth vendos të nxjerrë me qira dhomat e pallatit, ajo mund të fitojë mbi 14 milionë paund në muaj dhe 175 milionë paund në vit nga qiraja.

Po pallatet e tjera mbretërore?

Për të gjetur këtë, studimi ka marrë 1.1% të vlerës së përgjithshme të pronës në fjalë dhe ka llogaritur qiranë mesatare të natës për pronat e pallatit të Madhërisë së Saj.

Jo vetëm për Buckingham Palace, GFC ka llogaritur se sa do të kushtonte qiraja e një dhome në Kështjellën Windsor, Sandringham House dhe Kensington Palace.

Për shembull, të kalosh një natë në Kështjellën Windsor do të kushtonte rreth 350,000 £, ndërsa një natë në Sandringham House, një nga rezidencat e preferuara të Mbretëreshës dhe ku familja mbretërore kalon tradicionalisht Krishtlindjet, do të kushtonte rreth 280,000 £.

Marrja me qira e Kensington Palace, shtëpia zyrtare e William dhe Kate, do të kushtonte 53,000 £ në natë, 1.6 milionë në muaj.

Marrja me qira e një dhome në shtëpinë e re të Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni do të kushtonte vetëm 3,600 £ një natë, për një total prej rreth 120,000 £ në muaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani