Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ergys Dashi, viktima e katërt shqiptare e narkotrafikut në Amerikën Latine

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 18:34 | Kronikë

Ergys Dashi është viktima e katërt e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Pas ekzekutimeve mafioze të cilat nisën që në vitin 2017 me Hidrin e përfunduan me Adriatik Tresën në 2019, Guayaquil u rikthye sërish në arenë përplasjesh mes grupeve shqiptare.

https://a2news.com/video/lumi-i-kokaines-episodi-1/

Sipas autoriteve ekuadoriane, vizita e parë e 34-vjeçarit në Ekuador daton që në vitin 2018, ku mendohet se qëndronte nën identitet të rremë. Ergys Dashi dyshohet se ka qenë dhe një lidhje e afërt e Mond Çekiçit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Durrës, sapo kishte dalë nga banesa e tij.

https://a2news.com/video/lumi-i-kokaines-episodi-2/

Ende nuk dihet nëse Dashi, i cili kishte festuar një ditë para ekzekutimit ditëlindjen e tij, u qëllua për shkak të trafikut të kokainës apo si pasojë e konflikteve në Shqipëri, pasi dyshohet se ai kishte probleme hasmërie në vendin tonë e të dyja palët ishin të lidhura me trafikun në Ekuador. 

https://a2news.com/video/lumi-i-kokaines-episodi-3/

A2 CNN udhëtoi në Guayaquil ndërsa pa nga afër se si grupet kriminale shqiptare vepronin lidhur me trafikun e kokainës. Përplasjet mes bandave shqiptare kishin stopuar me eleminimin e Adriatik Tresës në vitin 2019, ndërsa, sipas prokurorit që kishte ndjekur çështjet e shqiptarëve, lufta për zotërimin e territoreve të narkotrafikut nuk do të ndalej, por do të ishte më e ashpër.

https://a2news.com/video/lumi-i-kokaines-episodi-4/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani