Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kapen në Malin e Moravës 30 emigrantë të paligjshëm, mes tyre edhe minorenë

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 15:35 | Kronikë
Kapen në Malin e Moravës 30 emigrantë të paligjshëm,

Gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare dhe asaj Frontex janë kapur në Malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.

Burimet thanë për A2 CNN se ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër dhe gjatë shtegut të ndjekur, kanë mbërritur në Malin e Moravës.

Mësohet se mes tyre janë edhe disa minorenë sirianë dhe palestinezë. Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera. Ata do të drejtohen drejt Drejtorisë Vendore e më pas do të vijohet me procedurat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë