Kryenin manovra të rrezikshme shpejtësie në rrugë, procedohen 185 drejtues mjetesh

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:42
policia 1 1 1280x720

Kryenin manovra të rrezikshme shpejtësie në rrugë, procedohen 185 drejtues mjetesh

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:42

Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 129 leje drejtimi, ka arrestuar 23 drejtues mjetesh si edhe ka proceduar 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë  me shpejtësi tej normave të lejuara.

“Janë ndëshkuar me masë administrative për parkime mbi trotuar, mbi vija të bardha e parkime paralele, që pengonin lëvizjen, 124 drejtues automjetesh luksoze. Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.

Përpos arrestimit të 23 drejtuesve të mjeteve, Policia ka bllokuar 16 mjete, 10 prej tyre luksoze.

“Janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksident dhe një shtetas për falsifikim të lejes së drejtimit. Janë pezulluar 129 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 40 raste për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit; 70 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;19 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar 16 mjete, nga të cilat: 6 mjete për moslikuidimin e gjobave; 10 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Rrugore e Tiranës  apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, grupe kontrolli e patrulla në lëvizje, që janë të pajisura me gjithë logjistikën e nevojshme.