Mot i ftohtë dhe ngrica në vend, mungesë energjie në disa njësi administrative

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 10:53

Mot i ftohtë dhe ngrica në vend, mungesë energjie në disa njësi administrative

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 10:53

Moti i ftohtë dhe ngricat që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Akset nacionale të gjitha të hapura qarkullimi pa probleme, kujdes duhet treguar në mëngjes dhe mbrëmje pasi ka ngrica sidomos në Qafë Thanë, Qafë Qarri, Voskopojë e Dardhë.

Shtabet e emergjencave njoftojnë në zonat rurale të Korçës vijon puna për kriposjen e rrugëve  në Vithkuq, Maliq e Pogradec.  Sipas të dhënave nuk ka rrugë të bllokuara përjashto faktin që në njësitë administrative duhet të qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë nëpër qytete ka prani të akullit në trotuare dhe rrugica të brendshme dhe vijon puna me mjete rrethanore dhe kripë për aksesueshmërinë e tyre.

Ka pasur edhe raportime për mungesë energjie në Maliq në njësitë Lozhan dhe Gorë. Po kështu edhe në Elbasan janë 6 kabina elektrike me defekt në fshatin Grabove, Nj.A Lënie, bashkia Gramsh.

 Akset rrugore nacionale në Elbasan janë të hapura, dhe është hedhur kripë në vendet problematike nga firmat kontraktuese.

Edhe në Njësinë Administrative Labinot Mal rruga është e kalueshme me zinxhirë.