Moti i ftohtë në vend, Rama publikon pamjet nga Dardha me borë, diell dhe turistë

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 09:20
dardha 1 1280x720

Moti i ftohtë në vend, Rama publikon pamjet nga Dardha me borë, diell dhe turistë

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 09:20

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm ndjekësit e tij në Facebook me pamje nga fshati turistik i Dardhës. Në pamjet e publikuara nga shefi i qeverisë shihet bora që ka mbuluar zonën, diell dhe plot turistë e skiatorë.

“Mirëmëngjes nga Dardha”, shkruan Rama.

Prej dy ditësh moti i ftohtë ka mbërthyer të gjithë vendin më tempertaura nën zero, ndërsa zonat malore janë përfshirë nga reshjet e borës.

Temperaturat e ulëta detyruan edhe Ministrinë e Arsimit që të mbyllë për 3 ditë shkollat në vend, nga e hëna deri të mërkurën.