Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Piku i pandemisë, kryeministrja e Zelandës së re anulon dasmën e saj

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 14:16 | Bota
Piku i pandemisë, kryeministrja e Zelandës së re anulon

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për Covid-in. I gjithë vendi është vendosur nën nivelin më të lartë të kufizimeve për luftimin e pandemisë pas një shpërthimi të variantit Omicron.

Kufizimet përfshijnë mos lejimin e më shumë se 100 personave të vaksinuar të marrin pjesë në evente dhe mbajtjen e maska ​ve në dyqane dhe në transportin publik.

"Unë nuk jam ndryshe nga mijëra qytetarë të tjerë të Zelandës së Re që kanë pasur ndikime shumë më shkatërruese nga pandemia, gjëja më e rëndë e të cilave është paaftësia për të qenë pranë një familjari kur ishin të sëmurë rëndë”, tha kryeministrja.

Kufizimet e ashpra u vendosën pas konfirmimit të një vatre me 9 raste me Omicron në Zelandën e Re.

A2 CNN Livestream

Dita jonë