“Putin do respekt, ideja e pushtimit të Ukrainës është e pakuptimtë”, shefi i marinës gjermane jep dorëheqjen pas deklaratës

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:12
shefi i marines 1280x720

“Putin do respekt, ideja e pushtimit të Ukrainës është e pakuptimtë”, shefi i marinës gjermane jep dorëheqjen pas deklaratës

Përditësuar më: 23/1/2022, ora 12:12

Kreu i marinës gjermane ka dhënë dorëheqjen pas komenteve që ai bëri për Ukrainën. Kay-Achim Schönbach tha se ideja që Rusia donte të pushtonte Ukrainën ishte e pakuptimtë. Ai shtoi se gjithçka që dëshironte presidenti Putin ishte respekti, raporton BBC.

Një numër vendesh kanë furnizuar me armë Ukrainën, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Por Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për municion.

Rusia ka mohuar pretendimet se ka ndërmend të pushtojë Ukrainën.

Por presidenti Vladimir Putin i ka bërë kërkesa Perëndimit, të cilat ai thotë se kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, duke përfshirë ndalimin e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes ushtarake NATO.

Ai gjithashtu dëshiron që NATO të braktisë stërvitjet ushtarake dhe të ndalojë dërgimin e armëve në Evropën Lindore, duke e parë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka akuzuar Putinin për komplot për të instaluar një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.