Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atentat për gjakmarrje në Lezhë, 17-vjeçari ekzekuton vëllain e personit që i vrau të atin 13 vite më parë

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 12:43 | Kronikë

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ndërsa policia ka arritur të vërë në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Rreth orës 12:00, Lekë Lekgjonaj, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur të arrestoje 17-vjeçarin Florian Pervathi, i cili dyshohet se ka kryer krimin.

Nga të dhënat e para, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje. Vëllai i viktimës kishte vrarë me armë zjarri babanë e autorit në vitin 2009.

A2 CNN Livestream

Dita jonë