Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Xhixha “ngroh” Tiranën, bardheblutë mbajnë larg ndjekësit

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 21:46 | Futboll

Tirana fitoi derbin ndaj Dinamos, të luajtur në temperatura nën 0 gradë, me praninë e shumë pak tifozëve.

Bardhebluve i mjaftoi një gol i Redon Xhixhës, në minutën e 71, për të marrë 3 pikë shumë të vlefshme në luftën për titullin kampion.

Taulant Seferi “çau” mbrojtjen dinamovite me një pasim të zgjuar për Xhixhën, i cili nuk gaboi përballë portierit Simoni.

Me këtë fitore, Tirana ruan diferencën e 6 pikëve me ndjekësit e saj, Laçin dhe Kukësin, që ndajnë vendin e dytë me 31 pikë.

https://a2news.com/2022/01/23/kukesi-me-10-lojtare-mposht-skenderbeun/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani