Apeli nga Lazarati, pasarelë në ujë për njerëzit dhe bagëtinë

Publikuar më: 25/1/2022, ora 12:11
KR pasarela ne Lazarat frame 79 1280x720

Apeli nga Lazarati, pasarelë në ujë për njerëzit dhe bagëtinë

Publikuar më: 25/1/2022, ora 12:11

Banorë dhe fermerë të Lazaratit në Bashkinë e Gjirokastrës kanë vështirësi për të vajtur në tokat dhe kullotat e tyre, për t’i kryer shërbimet e tokës apo për të kullotur bagëtinë.

Vetëm një vit më parë, pikërisht në këtë vend, kanë humbur jetën dy punonjës të OSHEE-së në tentativë për të kaluar lumin. Por me sa duket, edhe kjo ngjarje tragjike ende nuk i ka motivuar autoritetet lokale që të ndërtojnë një urë, apo pasarelë më të sigurt për këta banorë.

Ndërkohë, nga Bashkia e Gjirokastrës përgjigjen se kjo pasarelë nuk është fare në inventarin e bashkisë. Këtë sqarim, autoritetet lokale e kanë dhënë edhe në prokurori, për rastin e humbjes së jetëve të dy punonjësve të OSHEE-së.

Përballë kësaj situate, këta banorë që e përdorin çdo ditë këtë kalim, që gjatë dimrit është gjithnjë nën ujë, duhet të luten që të mos i marrë lumi, ata dhe bagëtitë.