Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Bir k....” Biden harron që ka mikrofonin ndezur dhe fyen gazetarin e Fox News

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 11:11 | Bota

Presidenti amerikan Joe Biden, është regjistruar duke fyer një gazetar të Fox News të hënën, duke e quajtur “bir k....”. Incidenti u shënua gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku po diskutohej për inflacionin.

Disa gazetarë i bënë një seri pyetjesh presidentit, mes tyre edhe gazetari i Fox News, Peter Doocy, i cili e pyeti: “A do të pranonit ndonjë pyetje mbi inflacionin, mendoni se inflacioni është kosto politike për zgjedhjet e mesit të mandatit?”.

Biden duket se harron që mikrofoni ishte i ndezur dhe thotë: “Jo, mendoj që është një avantazh. Më shumë inflacion... Çfarë budallai bir k....”.

Gazetari i Fox News deklaroi se Biden e kishte telefonuar më pas dhe i kishte kërkuar falje për komentin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë