Çmimet e larta në Elbasan, në treg më shumë shëtisin sesa blejnë

Publikuar më: 25/1/2022, ora 14:42
Tregu i ftuta perimeve ne elbasan  1280x720

Çmimet e larta në Elbasan, në treg më shumë shëtisin sesa blejnë

Publikuar më: 25/1/2022, ora 14:42

Çmimet ushqimore dhe ato të fruta-perimeve, edhe pse po bëhet një muaj nga festat e dhjetorit të kaluar, kanë mbetur të pandryshuara në markatën e Elbasanit.

Ndonëse në fundvit rritja i dedikohej festave dhe pritshmërive për të shtuar shitjet dhe fitimin, edhe tani që shitjet kanë rënë, çmimet sërish nuk kanë ndryshuar.

Më shumë se kushdo, këtë fakt e ndjejnë dhe e shikojnë pensionistët. Ndërsa pensionistët e tjerë të japin këtë përgjigje, kur i pyet për çmimet. Çmimet e pandryshuara nga ato të fundviti të kaluar konfirmohen edhe nga vetë tregtarët.

Dhe mes dëshirës për të blerë dhe pamundësisë për ta realizuar pensionistët më shumë shëtisin nëpër markat se sa arrijnë të blejnë ndonjë gjë.