Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tregtia gjatë 2021: Mallrat e importuara, më shumë sesa dyfishi i atyre të eksportuara

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 15:19 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare ka një nivel të ulët të prodhimit dhe konkurrueshmërisë, çka e bën atë shumë të varur nga mallrat e importit.

Shqipëria shiti 369 miliardë lekë mallra dhe bleu nga vendet e tjera produkte në vlerën e 801 miliardë lekëve gjatë vitit të shkuar. Importet, më shumë se 2-fishi i eksporteve, bënë që bilanci tregtar i vendit në 2021-shin të ishte minus 432 miliardë lekë, sipas INSTAT. Vlera e deficitit tregtar e shënuar vitin e shkuar është më e larta e shënuar në një dekadë.

“Shqipëria është një vend i vogël dhe e ka të vështirë që të ketë një balancë tregtare siç ka qenë në vitet 1960 deri në vitet 1980, që sa kishim importet, kishim edhe eksportet”, thotë pedagogu i ekonomisë, Klodian Muço. “Nëse do të shikojmë ecurinë apo të dhënat doganore, shohim që doganat këtë vit kapën rekord historik, jo vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve, por edhe të importeve”.

Qeveria është përpjekur disa herë barazojë eksportet me importet duke nxitur prodhimin vendas, ndonëse pa rezultate domethënëse. Po sa e mundur është kjo? “Mundësia është shumë e vogël, sepse duke parë raportet importe-eksporte në vitin 2021, ishin njëlloj si në 2013. Nuk është se kemi bërë ndonjë progres”, thotë Muço.

Vitin e shkuar Shqipëria pati rritjen më të lartë të eksporteve me Italinë, Kosovë dhe Spanjën. Edhe në importe Italia ishte vendi me rritjen më të lartë. Pas saj renditen Turqia dhe Kina.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani