Turizmi gjatë 2021, mungojnë 2.5 milionë të huaj krahasuar me 2019. Kosova shpëtoi sektorin

Përditësuar më: 25/1/2022, ora 15:52
TURIZMI 2021 frame 1650 1280x720

Turizmi gjatë 2021, mungojnë 2.5 milionë të huaj krahasuar me 2019. Kosova shpëtoi sektorin

Përditësuar më: 25/1/2022, ora 15:52

Edhe pse vitin e kaluar, turizmi shfaqi shenja rimëkëmbje, sërish mbetemi larg periudhës së para pandemisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2021, numri  i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 5.6 milionë, duke u dyfishuar në krahasim me 2020-n, që konsiderohet edhe si viti pandemik. Por rikthimi në normalitet është ende larg. Kundrejt 2019-s, në vendin tonë janë futur 2.9 milionë turistë të huaj më pak.

Turizmi patriotik ishte shpëtimi edhe vitin e shkuar. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave nga Kosova erdhën më shumë se 2.6 milionë qytetarë, të cilët përbëjnë 46 për qind të ardhjeve totale. Pas Kosovës renditen Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.

Por pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit, jo vetëm për turizëm, por edhe për qëllime të tjera. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë viti që lamë pas, 4.2 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit nga 2.9 milionë në vitin 2020.