Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet e pjesshme, Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Tiranës e Dibrës

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 19:36 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme, Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Tiranës e

Kryeministri Rama ka vijuar dhe këtë të martë takimet me degët e partive socialiste dhe deputetëve të qarqeve, Bashkitë e të cilave do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars.

Pas Fierit, kreu i qeverisë ka pritur në kryeministri deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të Tiranës dhe Dibrës, për të diskutuar mbi zgjedhjet në 3 bashkitë e këtyre qarqeve, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.

Në asnjë prej këtyre bashkive nuk ka ende një emër zyrtar të konfirmuar nga socialistët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Më herët gjatë së martës, Partia Socialiste dorëzoi në KQZ, dokumentacionin për regjistrim në zgjedhjet e6 marsit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë