Bashkia s’mbush dot një gropë, banorët e rregullojnë vetë rrugën e fshatit

Publikuar më: 26/1/2022, ora 15:02

Bashkia s’mbush dot një gropë, banorët e rregullojnë vetë rrugën e fshatit

Publikuar më: 26/1/2022, ora 15:02

Nëpërmjet një rruge të mbushur me baltë janë të detyruar të kalojnë qindra banorë të njësisë Administrative Shezaj, në Bashkinë e Peqinit.

Më shumë, gjendjen e kësaj rruge të lënë pas dore e ndjejnë banorët e fshatit Algjinaj, të cilët shprehen se prej 30 vitesh nuk është vënë dorë fare në të edhe pse paguajnë taksa për të cilat nuk marrin asnjë shërbim.

Banorët janë ankuar edhe në njësinë administrative, e cila është e pafuqishme të investojë. Nga ana tjetër, edhe bashkia e Peqinit ngre duart, pasi nuk ka mundësi as të mbushin gropat e rrugëve të asfaltuara.

Në të tilla kushte, banorët mblodhën vetë fonde dhe vendosën të riparonin rrugën që t’ua lehtësojë sadopak kalimin drejt banesave të tyre.

Bashkia e Peqinit është ndër bashkitë më të varfra në vend, ku ende nuk është ndjerë as dora e “Rilindjes Urbane”.