Danaj tregon arsyen e korrupsionit në shëndetësi

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 22:39

Danaj tregon arsyen e korrupsionit në shëndetësi

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 22:39

Vjoldi Danaj, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, u shpreh se vendi ynë, sado që të përpiqej, do të gjendej në situatë të vështirë nga pandemia, por shtoi se përqendrimi i sistemit shëndetësor në Tiranë ka bërë që zonat e tjera të lihen pas dore.

“Në fazën e parë, kur izolimi ishte më i fortë, u menaxhua situata. Tani, fokusi ka rënë. Pandemia po kalon në plan të dytë. Gjithsesi, mendoj se duhen bërë disa lëvizje në rrafshin ekonomik, për të rekuperuar humbjet që patëm”, tha eksperti i ekonomisë.

“Edhe ky vit do të ketë vështirësi në aspektin ekonomik”, shtoi eksperti.

Në lidhje me mungesën e mjekëve, Danaj tha: “Ne e kemi të përqendruar sistemin e shëndetësisë në Tiranë dhe zonat periferike janë lënë pas dore. Edhe pse janë bërë pseudo-investime, ato nuk i japin besim qytetarit. Pa lënë mënjanë faktin që brenda bluzave të bardha ka pasur elemente që kanë abuzuar”.

“Shërbimi shëndetësor publik është sektori që e nxjerr shtetin me humbje. Por, kur marrim borxh për këtë sektor dhe nuk bëjmë transparencë se si do të përdoret ky borxh i marrë, nuk ka kuptim. Nuk ka pasur asnjë shifër konkrete për investimet dhe ndërhyrjet kryesore në shëndetësinë tonë. Nuk e dimë nëse nuk kemi godina, aparatura apo njerëz. Përqendrimi i shëndetësisë në Tiranë shkakton më shumë korrupsion dhe kosto të lartë. Shpërndarja do të ishte gjëja kryesore për t’u bërë.