E ardhmja e bujqësisë, kryeministri fton fermerët të aplikojnë për kredi

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 14:24

E ardhmja e bujqësisë, kryeministri fton fermerët të aplikojnë për kredi

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 14:24

Bujqësia shqiptare mund të rritet vetëm nëse shtohen investimet e mëdha të bëra nga fermerët. Për këtë arsye, qeveria do të vendosë në dispozicion të bujqësisë një paketë të re garancie sovrane prej 1 miliard lekësh në vit, për 4 vitet e ardhshme. Ky ndryshim strategjie, larg subvencioneve, sipas kryeministrit Rama është e vetmja mënyrë për të shkuar drejt së ardhmes dhe bujqit tashmë duhet të mendojnë për inovacionin.

Pavarësisht skemave të ndryshme, si ajo e aplikuar me mbështetjen e BERZH, financimi i bujqësisë nga sistemi bankar ka çaluar.

Një skemë e ngjashme do të zbatohet edhe në sektorët e tjerë prioritarë të ekonomisë.

Bankat e shohin bujqësinë si një sektor me produktivitet të ulët dhe rrezik të lartë. Por përfaqësuesit e sistemit bankar u shprehën optimist për rritjen e kreditimit të bujqësisë nga kjo skemë garancie sovrane. Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi nevojën edhe për një skemë sigurimi të prodhimit bujqësor dhe i shtyu fermerët drejt Shoqatave të Bashkëpunimit Bujqësor, si një mekanizëm për të siguruar fuqi më të madhe në treg.