Gajo: Të gjitha vendet po rifuqizojnë spitalet, ndërsa ne e kemi të pamundur

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:43

Gajo: Të gjitha vendet po rifuqizojnë spitalet, ndërsa ne e kemi të pamundur

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:43

Albert Gajo, ish-zv/ministër i Shëndetësisë, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, deklaroi se Shqipëria nuk po bën asgjë për të ristrukturuar sistemin e saj shëndetësor.

“Të gjitha vendet po ristrukturojnë sistemet e tyre shëndetësore, po rifuqizojnë spitalet dhe klinikat. Ndërsa, tek ne kemi pamundësi buxhetore për të rritur investimet në sektorin e shëndetësisë dhe kjo do të reflektohet jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në largim të mëtejshëm të personelit shëndetësor”, tha Gajo.

“Qeveria jonë ndoqi një strategji që e bazonte investimin në shëndetësi në partneritetin publik-privat. Buxheti jonë është i kushtëzuar dhe qeveria nuk bën dot manovra tani. Por, nuk po shikojmë që qeveria të ndryshojë përqasjen që ka pasur përpara pandemisë. Kjo do të krijojë dobësim edhe më të madh të sistemit shëndetësor publik”, shtoi Gajo.

“Nga të gjitha referencat ndërkombëtare, në sektorin shëndetësor duhet të investohet 3 herë më shumë sesa investohet në Shqipëri. Kjo vjen për shkak të limitimit të qeverisë për të alokuar më shumë fonde”, deklaroi Gajo.