“Qytetarët kaluan vëmendjen te shpenzimet shëndetësore”

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:18

“Qytetarët kaluan vëmendjen te shpenzimet shëndetësore”

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:18

Adrian Civici, në një lidhje direkte me studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, deklaroi se “kurimi ndaj pandemisë është një barrë plus për individët dhe familjet shqiptare” dhe nënvizoi se duke qenë se kemi një popullsi me moshë të madhe, kjo gjë “do të jetë kosto për sigurimet shoqërore dhe për buxhetin”.

“Në Shqipëri u mor vendimi për një kompensim të vogël financiar. Nga një anë, ne e dimë se në çfarë niveli është sistemi ynë shëndetësor. Po të shtojmë se jemi në situatë të jashtëzakonshme pandemie, zgjidhja e vetme mbeten strukturat private. Një numër i madh qytetarësh i drejtohen privatit për konsulencë dhe mjekime. Duke iu referuar rasteve të ngjashme të vendeve të tjera, ka pasur debate deri ku do të shkonte rimbursimi për pacientët. Me përjashtim të rasteve të rënda që kanë pasur nevojë për spital, blerja e ilaçeve ka detyruar qytetarët që të mos bëjnë shpenzime të tjera dhe ta kalojnë vëmendjen te shpenzimet shëndetësore”, deklaroi Civici.

“Dua të shtoj se ne kemi një problem edhe më të përgjithshëm, që duke u shtuar popullsia me moshë të madhe, do të kthehet problem në vazhdimësi, edhe kur të përfundojë pandemia. Mosha e tretë do të duhet të marrë mjekime dhe kjo do të jetë kosto për sigurimet shoqërore dhe për buxhetin”, shtoi Civici.