Sa ka kushtuar kurimi nga Covid-19? Eksperti zbulon shifrat në “A2 Business”

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:20

Sa ka kushtuar kurimi nga Covid-19? Eksperti zbulon shifrat në “A2 Business”

Përditësuar më: 26/1/2022, ora 21:20

Besnik Jakaj, ekspert për shëndetësinë, tregoi se sa i ka kushtuar shëndetësia shqiptarëve në këtë periudhë pandemie.

I ftuar në “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, Jaka u shpreh: “Përveç ilaçeve, dikush që mendon se ka Covid-19 do të drejtohet nëpër laboratorë e klinika private, plus tamponëve. Më pas, vijnë shpenzimet për ilaçet. 99% e qytetarëve nuk presin ta bëjnë tamponin te shteti, por shkojnë në klinika private”.

Jakaj llogariti edhe koston e prekjes nga koronavirusi për një qytetar shqiptar: “Kostoja financiare ka qenë e jashtëzakonshme sepse kemi pasur edhe abuzime në tregun farmaceutik, me çmimet e antiviralëve. Mesatarisht, një person që ka kaluar Covid-19, ka shpenzuar nga 90 000 deri në 200 000 lekë. Pa përfshirë këtu koston e infermierit”.