Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vrasja për gjakmarrje, pajtuesi: Ndikon edhe drejtësia me dënime të ulëta

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 12:45 | Sociale
Vrasja për gjakmarrje, pajtuesi: Ndikon edhe drejtësia me dënime

Vrasja në Manati të Lezhës pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar ekzekutoi 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj për motive gjakmarrjeje, ka rikthyer frikshëm këtë fenomen sa të lashtë, aq edhe aktual në ditët e sotme.

Sipas hetimit të kryer, 17-vjeçari rezulton se në shenjë gjakmarrjeje për vrasjen e të atit, ka ekzekutuar të vëllain e personit që i kishte vrarë babain në vitin 2009. Në atë kohë, autori i vrasjes ka qenë vetëm 4 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të ushqejë për 13 vite ndjenjën e hakmarrjes, derisa ka realizuar vrasjen e 65-vjeçarit.

Në lidhje me këtë ngjarje, kryetari i Shoqatës së Pajtimit për Lezhën, Pjetër Gjoka, shprehet se mes familjeve Lekgjonaj dhe Pervathi nuk ka pasur bisedime për faljen e gjakut. Ndërsa edhe drejtësia, sipas pajtuesit, ka kryer dhe kryen rolin e saj negativ në këtë fenomen, duke dënuar minimalisht personin që vrau babain e 17-vjeçarit.

https://a2news.com/2022/01/24/atentat-ndaj-nje-personi-ne-lezhe/

“Autori i ngjarjes së 2009-s, vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin. Është dënuar pak, dihen punët e gjykatave tona... Organet e drejtësisë, deri tani, kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Ai bën vrasje, dënohet 4-5 vjet dhe për 2-3 vjet e sheh të lirë. Ndëshkimin nga shteti duhet ta marrë maksimalisht. Kjo ka ndikuar që të nxehen gjakrat nga pala e viktimës për të marrë hak kur shteti nuk të del zot, kur shteti tallet me këtë fenomen”, thotë Gjoka për A2 CNN.

Vitet e fundit, legjislacioni penal shqiptar ka ashpërsuar së tepërmi dënimet e krimeve që kryhen për gjakmarrje, duke shpresuar në minimizimin e këtij fenomeni që shfaqet mjaft i egër edhe në ditët e sotme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë