Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Berisha kthehet në parlament: Hetoni Ramën dhe Bashën për pastrim parash, bashkë edhe te inceneratorët

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 15:41 | Politikë
Berisha kthehet në parlament: Hetoni Ramën dhe Bashën për

Sali Berisha e zhvendosi betejën nga sallat e foltoreve në atë të seancës plenare. Në rikthimin e tij në parlament pas katër muajsh mungesë, lideri historik i demokratëve u ul në të njëjtin rresht me deputetët e LSI-së, nga ku kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për Ramën dhe Bashën duke i akuzuar për pastrim parash.

“Duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës ashtu edhe pengun e tij Lul Brava të cilit ia mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë. Një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën”.

Komisioni Hetimor i ngritur për çështjen e inceneratorëve, sipas tij është një përpjekje për të mbyllur atë që e cilësoi si aferën me të madhe në 30 vite ku sërish bëri bashkë Ramën dhe Bashën.

 “Pas 3 muajsh zero hetim pasi janë të zhytur si Edvin droga ashtu edhe Lulzim Brava Nuk k aafere me flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri. A e dini ju që e kanë mbajtur të fshehur në Lushnje kaçakët, Zoton. Kjo aferë duhet të hetohet nga deputetë që s’kanë lidhje me aferën”.

Jashtë sallës gazetarët e pyetën nëse ka gjetur mekanizmin për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh klimë optimizmi dhe besimi të madh ne fitore. Negociatat me aleatët në vazhdim. Në këto zgjedhje ndeshet qytetaria me kleptokracinë”.

Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në mbështetje të banorëve të “5 majit”që protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë