Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në kërkim të artit, artisti Helidon Gjergji eksperimenton mes internetit dhe botës së fëmijëve

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 19:51 | Aktualitet

Helidon Gjergji kthehet gjithnjë në vendin e tij me një ide tjetër artistike. Si artist bashkëkohor mendon se dy përballje eksperimentale do të na bëjnë të kthejmë vëmendjen te ajo që është më njerëzore se vetë sistemet elektronike apo bota virtuale që na merr shumë kohë.

 “Ekspozita është mbi internetin, mbi ftohtësinë e tij, kaosin brenda tij”, thotë artisti bashkëkohor.

Konceptit të tij mbi teknologjinë dhe imazhet që pushtojnë jetën tonë, ai i vë përballë botën e fëmijëve, që është e prekshme, e ndjeshme dhe me ngjyrat që gjithkush, ndonëse i rritur i ka përjetuar njëherë vetë, përvojë që mund ta përjetojë sërish në kryeministri.

Helidon Gjergji

 “Vendosa të ftoj 5 artistë të rinj, që janë protagonistët e vërtetë të ekspozitës. Brenda 3 orësh pa akses në internet këto fëmijët pikturuan një mace, diçka qe i dha kuptimin e vërtetë ekspozitës”, shtoi Gjergji.

Ekspozita e çelur në kryeministri e që do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 5 mars, është kuruar nga artistja ndërkombëtare Santa Nastro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë